Rama: Llumi i shoqërisë do zhbëhet të dielën

Shpërndaje

Kryeministri Rama ka sul*muar opozitën përmes një mesazhi në rrjetet sociale në lidhje me ndalimet e ditëve të fundit nga strukturat e PD-së për mbrotjen e votës dhe për kapjen e një kandidati të LSI që shpërndante para për blerjen e votave.

“Vr*asin, kërcënojnë, akuzojnë, inskenojnë kapje njerëzish pa lidhje me PS që të baltosin PS, e kur kapen me presh në duar duke u betuar se do vr*asin apo duke blerë vota me zë e më figurë, shfaqen deri në fund ashtu si janë: Llumi i shoqërisë, mallkim i vjetër që do zhbëhet të dielën”, shkruan Rama.