Rama në aeroportin e Kukësit: Më mungon sot një nga shqiptarët më të mëdhenj, vëllai im Hashim Thaçi

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama foli sot në ceremoninë e rastit pas uljes së avionit të parë në Kukës.

Ai tha se hapja e aeroportit të veriut është një faqe e re në historinë e shqiptarëve.

Rama tha se aeroporti është edhe një homazh për qytetarët e Kosovës që u pritën nga kuksianët gjatë spastrimit etnik serb.

Ai u ndal te një përshëndetje për Hashim Thaçin, i cili sot ndodhet në tribunalin e Hagës.

“Më mungon sot një shqiptar i madh që është edhe vëllai im. Nuk është i madh sepse e kam unë vëlla, por sepse është shqiptar i madh. Ai është Hashim Thaçi” – tha Rama në Kukës.