Rama në sheshin Skënderbej: Nis rivaksinimi masiv i gjysheve dhe gjyshërve

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë vizituar sot qendrën e vaksinimit në sheshin Skënderbej, ku po marrin dozën e dytë të moshuarit.

Rama ka përshëndetur disa të mohuar, të cilët ishin në radhë për të marrë dozën e dytë.

Në postimin e tij në Facebook, kryeministri shkruan se vaksinimi nuk do të ndalojë.

“Sheshi Skënderbej – Nis rivaksinimi masiv i gjysheve dhe gjyshërve. Vaksinimi nuk ndalet”, shkruan ai.