Rama paralajmëron mbërritjen e mbi 90,000 dozave AstraZeneca

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paralajmëroi të enjten se në këtë vend do të arrijnë edhe 90,800 vaksina AstraZeneca kundër koronavirusit.Në një postim në Facebook, Rama tha se dozat e reja do të arrijnë në fundjavë.

Postimi nga RAMA:

TË SHTUNËN DHE TË DIELËN MBËRRIJNË 90 MIJË E 800 VAKSINA ASTRAZENECA

Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit

Kur ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara! Karakteri ynë u sprovua në dy tragjedi të mëdha dhe fuqia jonë e përbashkët do të vazhdojë të bëjë të mundura edhe arritjet më të vështira

#Besim #Durim #Bashkim dhe #PunëDitëNatë👐🏿🇦🇱