Rama tregon si e parashikoi rezultatin e zgjedhjeve para 25 prillit

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në “Facebook”, e cila është realizuar gjatë fushatës elektorale.

Në video, Rama shfaqet me disa qytetarë, kryesisht të moshuar, me të cilët ndërton hartën, që sipas parashikimit të tij, do të nxjerrë fituese Partinë Socialiste.

Siç mund të shihet në video, teksa kryeministri iu shpjegon qytetarëve se si do të veprohet për zgjedhjet e 25 prillit, ai thekson se në fund parashikimi është se PS merr 74 deri në 78 mandate.

Ky parashikimi i Ramës doli i vërtetë, pasi ditën e sotme u mbyll totalisht procesi i numërimit të votave në mbarë vendin, dhe PS mori 74 mandate.

Më poshtë video-ja: