Rama zbulon çfarë do të ndodhë me masat në muajin e Ramazanit

Shpërndaje

Muaji i Ramazanit pritet që të jetë dhe koha kur të kemi një lehtësim të masave kufizuese anti Covid.

I ftuar në Log. në ABC kryeministri Edi Rama në fjalën e tij ka theksuar se ka kërkuar nga Komiteti Teknik që sipas kërkesë së njerëzve të ketë dhe ulje të orës policore por duket se akoma nuk është momenti i duhur.

Rama ndër të tjera ka theksuar se një mundësi për ndryshim të orës policore mund të jetë dhe muaji i Ramazanit, ku besimtarët gjatë këtij muaji kanë një ritual të rëndësishëm për të bërë në orën 22:00 dhe kjo të shikohet si një mundësi frymëmarrje jo vetëm për besimtarët por për të gjithë.

“Unë kam pas një takim me ministrin e Turqisë që ka bërë në kuadër të vizitave në Ankara ku kemi një plan të veçantë kulturor dhe më takoi në Gjirokastër nesër do të jetë në Divjakë për të parë zonën në funksion të turizmit.

Sot akoma ka njerëz që ankohen pse nuk shtyhet ora policore dhe pse është deri në orën 20:00 një gjë është pak por është e sigurtë vaksinimi duhet të shoqërohet me distancim ndaj reagoj ndaj dasmave të infektimit të opozitës pasi çdo orë që fitojmë zot do na vlejë shumë nesër. Me vaksinimin e mësuesve është bërë një hap i rëndësishëm para.

Fillon Ramazani dhe një pjesë e ritualit të Ramazanit e dimë që ka një ritual që është në orën 22:00. Ministri turk po më thoshte se për shkak të Ramazanit mund të kishte një shtrëngim, ndërsa unë kam bërë një gjë ndryshe mendoj se mund të kemi një përhapje por duhet të jemi të kujdesshëm dhe nuk duhet që ta sabotojmë veten. Sezoni turistik do të jetë i lehtësuar,” është shprehur kryeministri Rama.