Reagim: Aleanca për Shqiptarët-dega Butel

Shpërndaje

Komuna e paaftë për t’ju mundësuar siguri banorëve të saj!

Të nderuar qytetarë, se në çfarë gjendje është katandisur Komuna e Butelit flet edhe rasti i fundit me mbylljen e rr. Luba Ivanoviç që lidhet me rrugën kryesore Kemal Sejfulla, ku banorët e po kësaj rruge në pamundësi për të parandaluar shpejtësinë e veturave kanë vendosur shufra të metalit dhe në këtë mënyrë i ka bllokuar një lagje të tërë,banorët të cilët jetojnë në afërsi praktikisht janë bllokuar.

Ka mundësi tjera alternative për zgjidhje, p.sh në vend të shufrave të metalit të vendosen pengesa të gomës që do të ulnin shpejtësinë e automjeteve dhe do të lejohej qarkullimi i lirë. Kjo tregon mjaft për papërgjegjësinë e Kryetarit të Komunës Butel.

Aleanca për Shqiptarët-Dega Butel