Restorant Villa Idilla në Tetovë, restorant që ofron ushqim falas për skamnorët

Shpërndaje

Një nga karakteristikat që vjen në shprehje gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit është edhe humaniteti dhe zemërgjerësia. Në të gjitha anët dëgjojmë dhe lexojmë ka informacione për njerëz të thjeshtë, biznismenë, e kompani që gjatë këtij muaji u vijnë në ndihmë skamnorëve.

Një shembull i tillë pozitiv është edhe restoranti i sapohapur Villa Idilla në Tetovë. Gjithë nevojtarët mund të paraqiten në numrin e këtij restorantit për tu furnizuar me ushqim të Iftarit dhe Syfyrit. Munden të shkojnë edhe drejtpërdrejtë te restoranti që gjendet afër shkollës bujqësore, për të marrë ushqimin. Kush nuk ka mundësi, nuk është i detyruar të paguajë.

Pronarët e restorantit nuk flasin për mediumet. Këtë e bëjmë për zot, e jo për publicitet, thonë ata me modesit. Me të njëjtën modesti dhe me buzëqeshje i presin dhe i përcjellin edhe nevojtarët që drejtohen te restoranti i tyre.

Është një shembull pozitiv që e veçuam edhe pse nuk është i vetmi në Maqedoni./GazetaLajm