Rikthehen linjat e ndërprera ajrore në Aeroportin e Shkupit

Shpërndaje

Me orarin veror të fluturimeve kthehen shumica e linjave ajrore që ishin ndërprerë në vitin 2020 me mbylljen e aeroportit në Shkup. Bëhet fjalë për një numër të madhe të linjave të aviokompanisë Vizer, si dhe rutës Shkup-Varshavë të aviokompanisë polake LOT. Janë paralajmëruar edhe fluturime çarter nga Shkupi deri në Antali të Turqisë për periudhën nga maji deri në tetor nga pesë aviokompani. Paralajmërimet e këtilla pritet të rrisin numrin e udhëtarëve, që, si edhe vitin e kaluar pas fillimit të pandemisë, ashtu edhe në dy muajt e parë të këtij viti shënon rënie prej 70 për qind raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, zhvillimi i mëtejshëm i komunikacionit ajror do të varet nga vendimet e qeverive në lidhje me pandeminë e kovidit.

“Numri i linjave ajrore që fluturojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit në kuadër të orarit të veror të fluturimeve për vitin 2021, mbetet pothuajse i njëjtë. Në orarin dimëror të fluturimeve kemi pasur 10 aviokompani që fluturonin nga aeroporti i Shkupit, edhe atë: Er Serbia, Ejxhian erlajns, Austrian erlajns, Edelvajs, Çer erlajns, Kroacia erlajns, Pegasus erlajns, Turkish erlajns, Vindrouz erlajns dhe Vizer. Tani, në orarin veror të fluturimeve, që fillon nga fundi i marsit deri në fund të tetorit, do të kemi edhe një aviokompani, e kjo është LOT-i polak. Ata paralajmëruan se do të kthehen në tregun e Maqedonisë me fluturimet në relacionin Shkup-Varshavë, nga qershori deri në tetor, që u ndërprenë nga fillimi i pandemisë në vitin 2020, dekaluan për MIA-n nga TAV Maqedoni, koncesionar në aeroporteve në shtet.

Numri i destinacioneve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit në orarin dimëror të fluturimeve ishte 22, ndërsa tani aviokompanitë kanë paralajmëruar gjithsej 41 destinacione të rregullta, gjë që, sipas TAV-it, do të thotë se tani janë duke u kthyer shumica e linjave që ishin ndërprerë në vitin 2020 me mbylljen e aeroportit. Krahas linjave/destinacioneve të rregullta ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, pesë aviokompani të ndryshme kanë paralajmëruar fluturime çarter nga Shkupi deri në Antalia në Turqi, duke filluar nga maji deri në tetor. Këto janë Turkish erlajns, Pegasus erlajns, Korendon erlajns, San Ekspres dhe Fribërd erlajns.

Megjithatë, bëjnë të ditur nga TAV Maqedonia, për shkak të mjedisit tejet të pasigurt të biznesit në avioindustrinë, që është rezultat i ndryshimeve të shpejta në politikat e vendeve të ndryshme për hyrje në në territorin e tyre, e që bëhen për shkak të Kovid-19, presim ndryshime të mundshme në frekuencat e fluturimit të destinacioneve të paralajmëruara, si dhe anulime të mundshme të disa prej destinacioneve të paralajmëruara nga Aeroporti i Shkupit, ashtu siç ndodhi vitin e kaluar.

Për shkak të kësaj, ata u bëjnë thirrje të gjithë udhëtarëve që rregullisht të kontrollojnë me aviokompaninë e tyre ajrore, nëse është bërë ndonjë ndryshim i orarit të fluturimit në lidhje me një destinacion të caktuar nga Aeroporti i Shkupit, dhe ta bëjnë këtë madje edhe pasi t’i kenë blerë aviobiletat, deri në momentin e udhëtimit të tyre.

Lidhur me rikthimin e destinacioneve të reduktuara, siç bëjnë të ditur, është paralajmëruar dhe përfshirë në orarin e tyre, kthimi i një numri të madh të linjave të avikompanisë Vizer, si dhe rutës Shkup-Varshavë, në të cilën fluturon aviokompania polake LOT. Linja ajrore Shkup-Athinë, me Ejxhia erlajns, tashmë është kthyer në orarin e rregullt të fluturimeve, nga shkurti i këtij viti.

“Sa i përket linjave ajrore Shkup-Dubai, me Flaj Dubai dhe Shkup-Doha, me Katar ervejs, ne tashmë e dimë që këto dy destinacione nuk do të rinovohen me fillimin e orarit të fluturimeve verore sivjet. Ngjashëm me linjën ajrore Shkup-Stamboll, linja ajrore Shkup-Varshavë dhe dy linjat e përmendura Shkup-Dubai dhe Shkup-Doha, udhëtarët tanë i përdornin si pika tranzitore për fluturimet ndërkontinentale”, shprehen nga TAV-i.

Rënie për 70 për qind të numrit të udhëtarëve në janar dhe shkurt të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

Lidhur me punën e aeroportit një vit pas pandemisë, siç bëjnë të ditur, për fat të keq, në dy muajt e parë të këtij viti nuk ka përparim në drejtim të komunikacionit të udhëtarëve. Ka pasur rënie për 70 për qind të numrit të udhëtarëve dhe 55 për qind të fluturimeve.

“Në dy aeroportet e Maqedonisë, në janar dhe shkurt të vitit 2021, kemi rënie prej 70 për qind të numrit të udhëtarëve, krahasuar me periudhë e njëjtë në vitin 2020, kur pandemia ende nuk kishte filluar. Në janar dhe shkurt, aeroportet e Shkupit dhe Ohrit së bashku kanë shërbyer 104.096 udhëtarë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2020 kemi pasur gjithsej 350.708 udhëtarë në dy aeroportet e Maqedonisë, informojnë për MIA-n nga TAV Maqedoni.

Faktori kryesor për rimëkëmbjen e komunikacionit ajror është ndalimi i udhëtimit në BE/Shengen për shtetasit maqedonas. Nëse ajo shfuqizohet, dhe kur do të shfuqizohet, e njerëzit do të fillojnë të udhëtojnë përsëri për arsye turistike, bëjnë të ditur ata, mund të presim që të kthehemi në nivelet e komunikacionit të udhëtarëve që i kishim para krizës.

Lidhur me punën gjatë pandemisë, ata sqarojnë, punojmë sipas protokollin e ri të pandemisë të aeroporteve që u vendos vitin e kaluar. Përmes këtij dokumenti, ne zbatojmë masa të përforcuara shëndetësore dhe higjienike -sanitare, në mënyrë që të sigurojmë udhëtarët dhe të punësuarit. Risia e fundit e vendosur në janar të vitit 2021, është objekti për testim për Kovid-19, që u hap nga një laborator i autorizuar para ndërtesës së terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, në mënyrë që udhëtarët tanë të mund të bëjnë teste të shpejta të antigjenit, që u bënë të detyrueshme për t’u ngjitur në fluturimin e aeroplanit dhe për hyrje në shumë vende të huaja.

Perspektivat e komunikacionit ajror të Maqedonisë do të mbeten më së shumti të varura nga vendimet e qeverive në lidhje me Kovid-19

“Shpresojmë që viti 2021 të jetë vit i rimëkëmbjes ekonomike në botë. Për të ndodhur kjo, qeveritë në të gjithë botën duhet të punojnë së bashku për të mbështetur ekonomitë, veçanërisht bizneset e ekspozuara ndërkombëtarisht që kanë investuar në masa të reja dhe të forcuara shëndetësore dhe të sigurisë, siç e bëri këtë TAV Maqedoni vitin e kaluar. Duke marrë parasysh se perspektivat e komunikacionit ajror maqedonas do të mbeten kryesisht të varura nga vendimet e qeverive në lidhje me Kovid-19, presim që do të duhen disa vite për të stabilizuar industrinë e aviacionit në të gjithë botën dhe që aeroportet e Maqedonisë të kthehen në nivelet e komunikacionit të udhëtarëve që i kishim para krizës”, sqarojnë nga TAV-i për MIA-n.

Ky projeksion, siç saktësojnë, i merr parasysh edhe ndryshimet për udhëtim të sigurt që ndodhin në kuadër të BE-së, gjegjësisht të ashtuquajturat “Certifikata të gjelbra digjitale”, që tek tani do të zbatohen në kuadër të vendeve anëtare të BE-së.

“Duke marrë parasysh faktin se momentalisht ka ndalesë për udhëtim për bartësit e pasaportave maqedonase nga të gjitha vendet e BE-së/Shengen, do të duhet të gjejmë rrugën tonë, gjegjësisht vendin tonë, në kaudër të këtij plani për udhëtim të sigurt të mundësuar nga “Certifikatat e gjelbër digjitale”, meqë mbi 77 për qind e destinacioneve nga aeroportet në Shkup dhe Ohër janë në Evropën gjeografike. Sa u përket masave, gjithmonë kemi pasur bashkëpunim të mirë me Qeverinë, Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, si dhe me të gjitha organet kompetente qeveritare dhe besojmë fuqimisht se e njëjta do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Mbështetja e Qeverisë si partneri ynë ka një rëndësi të madhe për rimëkëmbjen e komunikacionit ajror, deklaruan nga TAV Maqedoni.

AAC-ja pret rikthimin më intensiv të aviotransportuesve të huaj

Nga Agjencia e Aviacionit Civil presin që paralelisht me masat për mbrojtje nga virusi të ketë rikthim më intensiv të aviotransportuesve të huaj, e me këtë edhe të numrit të udhëtarëve.

Tomislav Tuntev, drejtor i AAC-së, thotë se përveç avoitrasportuesve të rregullt të paralajmëruar, kanë paralajmërime edhe nga autoritetet ruse të aviacionit për përfshirje të aviokompanisë ruse në realizimin e fluturimit direkt drejt kryeqytetit rus. Ne presim, shprehet Tuntevi për MIA, që në orarin veror të fluturimeve të përfshihen edhe 3-4 transportues çarter nga Turqia, Zvicra dhe Izraeli.

“Sidoqoftë, presim që në periudhën e ardhshme, paralelisht me masat funksionale për mbrojtje shëndetësore, të fillojë procesi i kthimit më intensiv të aviokompanive të huaja që do të operojnë nga dhe deri te vendi, e me këtë edhe të rritet numri i udhëtarëve të transportuar”, deklaroi Tuntevi për MIA-n.

AAC-ja, shton ai, në kuadër të kompetencave të saj, qëndron në dispozicion për të gjitha subjektet e interesuara të aviacionit, nëse tregojnë interes, për t’i përfshirë në mënyrë plotësuese në realizimin e orarit të fluturimit, ndërsa opinioni udhëtues do të informohet me kohë për këtë.

Zhvillimet aktuale në tregun botëror të aviacionit, siç shprehet ai, bëjnë të ditur për një pranim më masiv të realitetit të ri dhe protokolleve të reja të udhëtimit, e me këtë edhe të rritjes së ngadaltë, por megjithatë të vazhdueshme të numrit të udhëtarëve dhe të mallrave të transportuara.

“Procesi i vaksinimit të qytetarëve, që është duke u zhvilluar në suaza evropiane dhe botërore, tregon qartë faktin se është alternativa e vetme që do të mundësojë mënyrë të sigurt, efikase dhe të harmonizuar për realizimin e komunikacionit ajror. Nga ana tjetër, kjo do të nënkuptonte uljen e rrezikut për transmetimin e sëmundjeve ngjitëse, shkallë më të madhe të mbrojtjes nga virusi dhe stimulim të aktiviteteve ekonomike për të gjitha shtetet në kontinentin evropian”, shprehet Tuntevi.

Në orarin e fluturimeve për gjashtë muajt e ardhshëm që e miratoi AAC-ja janë aviokompanitë: Austrian elrajns (Vjenë-Shkup) Er Serbia (Shkup-Beograd dhe anasjelltas), Kroatia elrajns (Zagreb-Shkup dhe anasjelltas), Turkish elrajns (Stamboll) Edelvajs (Stamboll, Budapest dhe Sandefjrod për në Shkup dhe anasjelltas), Cyrih- Ohër) Vizer (Geteborg, Malme, Kopenhagë, Ajnhoven, Bruksel, Paris, Dortmund, Këln, Friedrihshafen, Memingen, Frankfurt, Bazel, Nurejmberg, Barcelonë, Berlin, Milano, Hamburg, Venecia, Hanover, Bremen, Bratisllavë, Romë, Vaksjo, Baden-Baden, Maltë, Larnakë dhe Turku deri në Shkup dhe anasjelltas, si dhe Bazel, Vjenë, Mimingen, Dortmund, Malme dhe Londër deri në Ohër dhe anasjelltas) Pegasus (Stamboll-Shkup), Çer elrajns (Cyrih Shkup dhe Cyrih-Ohër), Ejxhian elrajns (Athinë Shkup- dhe anasjelltas), Vindrose elrajns (Kiev-Shkup dhe anasjelltas), Lot Polish (Varshavë-Shkup dhe Varshavë-Ohër, si dhe Katovicë-Ohër).

Përveç te numri i udhëtarëve, koncesionari i aeroportit në dy muajt e parë të këtij viti regjistroi edhe rënie për 19 për qind të vëllimit të mallrave të transportuar përmes Qendrës së Transportit Kargo të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020. Vitin e kaluar, në bazë vjetore, ulja e transportit kargo arrinte 40 për qind.