Sela viziton Feta Alimin në Idrizovë, faji i vetëm i tij është që ka shpëtuar kokën time

Shpërndaje

Në ditën kur përkujtohen ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvend, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në burgun e Idrizovës, ka vizituar të burgosurin Feta Alimi.

Sipas tij faji i vetëm që Feta Alimi është në burg, është që i ka shpëtuar kokën Selës.

“Ishte një vizitë tek një familjar. Feta Alimi për mua është familjar, një njeri që të shpëton kokën i tillë quhet. Vizitova një nga të pafajshmit që qëndron këtu në burg, fatkeqësisht. Ka shumë fajtor të tjerë që qëndrojnë jashtë. Për çdo ditë që Fetai qëndron këtu unë ndjehem i turpëruar. 27 prilli kishte dozën e turpërimit, edhe Fetai mbahet në burg që unë të ndjehem i turpëruar. Mua më bren ndërgjegjja që Fetai është këtu”, deklaroi Sela.