Selimi i thotë Abdixhikut: Jeni marrë vesh me Vjosën, mos bëni filma

Shpërndaje

Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e AAK-së, Selim Selimi ka thënë se telenovela e inskenuar për Ligjin e Zgjedhjeve sipas tij është kali i trojës për LDK-në.

Sipas Selimit, tërheqja e ligjit është fitore dhuratë për Lumirin por me pasoja, duke shtuar se janë marrë vesh me Vjosën për këtë gjë.

“Telenovela e inskenuar për Ligjin e Zgjedhjeve është kali i trojës për LDK. Tërheqja e ligjit është ndoshta një fitore dhuratë për Lumirin por me pasoja. Jeni marr vesh me Vjosën e mos boni filma. Heshtja e Vjosës është kumbuese. Lumir ka burrni në marrëveshje mos na qit hi syve”, tha ai.