Serbia i dhuroi Maqedonisë së Veriut edhe 13.000 vaksina “Sputnik V”

Shpërndaje

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq sot kumtoi se Serbia i ka donuar Maqedonisë së Veriut 13.000 vaksina shtesë “Sputnik V”, duke shtuar se deri tani vendit i janë donuar gjithsej 48.000 vaksina, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Duke iu drejtuar gazetarëve gjatë vizitës në termocentralin në Kostollac, Bërnabiq konfirmoi se në Maqedoninë e Veriut sasitë e përmendura të vaksinës “Sputnik V” janë dërguar mbrëmë vonë, si pjesë e kontigjentit prej 20.000 vaksinave nga komponenta dy, dedikuar për rivaksinim.

Bërnabiq përkujtoi se ato 20.000 vaksina janë dërguar para tre javëve, duke shtuar se Serbia ka mjaftë vaksina dhe se nëse nevojitet do të vazdojë të jetë e hapur për përkrahje të miqve dhe partnerëve në rajon.

“Nuk mund të kthehemi në jetë normale nëse të gjithë të tjerët nuk kthehen. Ky është investim në sigurinë e përbashkët”, vlerësoi Bërnabiq.