Shkëndija e Tetovës shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut

Shpërndaje

Shkëndija e Tetovës është zyrtarisht kampione e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut për herë të katërt në histori, transmeton Zeri.info.

Kuqezinjtë tetovarë, sikurse pritej, fituan 3-1 ndaj Borecit.

Skuadra e Ernest Gjokës nuk u paraqit në nivelin e duhur gjatë pjesës së parë, që e mbylli në disavantazh të një goli, të shënuar nga Bjetullai në portën e tij.

Gjithsesi, në pjesën e dytë Shkëndija tregoi fytyrën e saj të vërtetë, duke e ndëshkuar tri herë kundërshtarin me Besart Ibraimin, Rubin Hebajn dhe Mevlan Muratin.

Një triumf përfundimtar më se i merituar për kuqezinjtë, pavarësisht një nisjeje me luhatje të kampionatit.