“Shqipëria buzëqesh”, Rama jep lajmin: Mbërrijnë në Shqipëri 8190 vaksina të tjera Pfizer

Shpërndaje

Teksa në të gjithë vendin vijon numërimi i votave, kryeministri Edi Rama jep një tjetër lajm në “Facebook”.

Rama shkruan se sapo kanë mbërritur në vendin tonë 8190 vaksina të tjera anti-Covid të kompanisë Pfizer.

“8190 vaksina të tjera Pfizer mbrritën sonte, teksa vaksinimi vazhdon me ritëm të lartë #ShqipëriaBuzëqesh🌼”, shkruan Rama.