Sulejmani: Gjatë mandatit tim do angazhohem që t’i themelojë 3 Institucione Kulturore Shqiptare

Shpërndaje

zv.Ministri i Kulturës Sedat Sulejmani në emisionin “Arti Financës” ka theksuar se mëse e nevojshme është institucionalizimi i kulturës shqiptare. Duke thënë se arsyeja se pse pjesa maqedonase merr më shumë hise nga buxheti i ministrisë së kulturës është se pjesa maqedone ka institucione kulturore më shumë krahas pjesës shqiptare.

“Fatkeqësisht në 20 vite pjesa shqiptare ka ngelur e varfër rreth institucionalizimit të kulturës shqiptare. Deri tani nuk janë themeluar institucione të mjaftueshme por kemi institucione të pakta të cilat mund ti njihem në gishta” vazhdoi Sulejmani.

Më tej, Sulejmani tha se gjatë mandatit të tij do themeloj 3 institucione kulturore shqiptare.