Tateshi: Vetëm për teste PCR qytetarët e Maqedonisë kanë harxhuar 6 milionë euro

Shpërndaje

Përfaqësuesi i Aleancës për Shqiptarët, Bekim Tateshi, në emisionin “Click Plus”, ka folur për pasojat ekonomike që kanë qytetarët nga pandemia, duke akuzuar se shteti nuk ka bë asgjë për të ju dalë në ndihmë.

“A e dini se janë harxhuar 6 milion euro për PCR teste nga popullata? Ne duhet të ulemi në tokë dhe ne duhet ta dimë se njerëzit tash janë në krizë. Ka familje shumë të varfra. Ka familje që nuk mund të ulen në tryezë dy herë në ditë për ushqim dhe ne bëjmë PCR teste 6 milion euro! Kjo është e pafalshme. Sa terapi të sëmurët me Kovid 19 blejnë me para të veta”, tha Tateshi.