Të dielën protesta gjithëpopullore e VMRO-së, Mickoski thirrje për përkrahje

Shpërndaje

Lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, mbrëmë ka bërë thirrje për një protestë gjithëpopullore për të dielën, sic thotë në përkrahje të të dënuarve për ngjarjet në parlament më 27 Prill 2017.

Sipas njoftimit në Facebook, protesta do të fillojë paradite para Qeverisë, kurse do të vazhdojë me një marsh drejt Kuvendit.

“Drejtësia nuk duhet të jetë e verbër. Edhe një ditë në burg për të dënuarin padrejtësisht është sa një vit. Maqedonia nuk guxon t`i harrojë bijtë e saj. Liri për mbrojtësit e Kushtetutës dhe përkrahje për protestën gjithëpopullore” – ka shkruar Mickoski në profilin e tij në Facebook.

VMRO-DPMNE-ja, javëve të kaluara, disa herë kanë theksuar se nuk janë organizatorë të drejtpërdrejtë të protestës, por do ta mbështesin.

Përkrahje për protestën nga Budapesta dërgoi edhe ish-Kryeministri Nikola Gruevski, I cili ishte në krye të VMRO-DPMNE-së kur ndodhi dhuna në Kuvend dhe është një ndër të dyshuarit për organizimin e ngjarjeve të 27 Prillit. /KlanMacedonia