Tragjedia e trenit në Tajvan, ministri i Transporteve jep dorëheqjen

Shpërndaje

Ministri i Transporteve në Tajvan, Lin Chia-lung, ka dhënë dorëheqjen pasi një aksident hekurudhor ditën e premte shkaktoi vd*ekjen e të paktën 51 personave dhe pla*gosjen e 200 të tjerëve.

Sipas CNA, ministri telefonoi kryeministrin e vendit, Su Tseng-chang, duke i thënë se dëshiron të marrë përgjegjësi për tra*gjedinë dhe të japë dorëheqjen.

Treni kishte 490 pasagjerë kur doli nga shinat në një tunel në veri të Hualien. Dalja nga shinat shkaktoi që disa vagonë të përplaseshin me muret e tunelit.