Turqia prodhon vaksinën moderne antiCovid-19

Shpërndaje

Fillon testimi në njerëz pasi ka kaluar të gjitha testet.

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank dje në mbrëmje njoftoi se ka filluar faza e parë e testimit të vaksines ANTI-COVID-19 e prodhur në TURQI.

Ministri Varank doli vullnetar për vaksinën e bazuar në grimca të ngjashme me virusin (VLP-Virus Like Particle), e cila është zhvilluar kundër virusit corona dhe konsiderohet si një nga metodat më inovative të vaksinës, dozën e parë të vaksinës, ministri e mori dje në mbrëmje.

Turqia është angazhuar në krijimin e një vaksine kombëtare dhe ka premtuar se nëse arrihet një gjë e tillë do të jetë shpresë për të gjithë vendet e varfëra.