UT-ja të gjithë besimtarëve katolikë ua uron festën e Pashkëve

Shpërndaje

Të nderuar miq,

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë, që në emër të Universitetit të Tetovës, të gjithë besimtarëve katolikë t’jua uroj nga zemra festën e Pashkëve.

Janë pikërisht festat që na afrojnë me njëri–tjetrin, për ti shprehur vlerat më të rëndësishme të njerëzimit – humanizmin dhe solidaritetin shoqëror.

E kaluara jonë dëshmon për rrugën komplekse në të cilën kanë kaluar popujt në mbarë botën, por edhe mësimet që i kemi nxjerrë, se vetëm të bashkuar i tejkalojmë sfidat, betejat më të vështira jetësore.

Uroj që festat e ardhshme t’i shënojmë e festojmë në kushte e rrethana më relaksuese për të gjithë ne.

Gëzuar!

Prof. Dr. Vullnet Ameti

Rektor i Universitetit të Tetovës