Vaksinimi i gazetarëve dhe punonjësve mediatik do të bëhet nesër me 12 prill

Shpërndaje

Vaksinimi i gazetarëve dhe punonjësve mediatik që aplikuan në thirrjen dhe që plotësuan kushtet për të hyrë në grupin e parë të vaksinimit do të kryhet të hënën (12.04) në mëngjes, në terminin mes orës 08:20 dhe 10:30 në A1 Arena (Salla Boris Trajkovski) në Shkup. Në këtë grup janë të përfshirë personat që janë në moshë mbi 40 vjeç dhe ata që kanë sëmundje kronike.

Të gjithë 631 gazetarët dhe punonjësit mediatik kanë marrë informata në lidhje me terminin e saktë të vaksinimit në adresat e tyre të postës elektronike (e-mail) të cilat i kanë dërguar redaksitë në SHGM dhe SPGPM gjatë procesit të aplikimit.

Personat që aplikuan në thirrjen e parë, dhe të cilët nuk i plotësuan kushtet për këtë fazë të vaksinimit, si dhe të gjithë gazetarët dhe punonjësit e tjerë mediatik që janë të interesuar, do të merren parasysh në rrethin tjetër të vaksinimit që pritet të jetë së shpejti. E njëjta gjë vlen edhe për të gjithë ata që aplikuan pas skadimit të afatit të aplikimit në këtë fazë të vaksinimit.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) u rekomandojnë personave përgjegjës në mediat që ditën e vaksinimit, si dhe ditën e ardhshme t’i lirojnë gazetarët dhe punonjësit mediatik nga puna.