Vjollca Berisha: Në shkollat tona s’ka sapun kurse Qeveria flet për dixhitalizim të librave!

Shpërndaje

“Ne nuk i kemi as një vjet për shembull prej skandalit të sapunit në shkollat tona, ndërkohë që po flasim për digjitalizim”, kështu e komentoi fillimisht paralajmërimin për digjitalizim të teksteve mësimore U.D. Kryetarja e Asamblesë së Femrës të Aleancës për Shqiptarët, Vjollcë Berisha.

Berisha në paraqitjen e saj në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat tha se digjitalizimi dhe ndjekja e trendeve botërore është e nevojshme, por që Ministria e Arsimit po ngutet në realizimin e këtyre reformave.

“Çdo reformë që është bërë në formë të përshpejtuar, është lënë në gjysmë. Për 20 vjet janë bërë aq shpesh reforma, aq shpesh kemi tentuar të bëjmë reforma, dhe pastaj i kemi mbushur bodrumet e shkollave me fosile kompjuterësh. që i dinë të gjithë arsimtarët”, deklaroi Vjollcë Berisha, U.D. Kryetare e Asamblesë së Femrës të ASH-së.