Voton Kurti në Shqipëri: Të respektohet atdheu duke votuar dhe bërë zgjedhjen më të mirë

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka votuar për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Pasi shfrytëzoi të drejtën e tij për të votuar si shtetas edhe Shqipërisë, Kurti i ftoi qytetarët shqiptarë që të dalin të votojnë.

“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë, i ftoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot ta respektojnë atdheun duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave që secili ka. Dita është e bukur, e diel me diell moti është mirë kështu do jetë deri në mbrëmje. Uroj sa më shumë ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njeri që ashtu sikur unë e ka pasaportën e Shqipërisë”, tha ai.

Kurti ka votuar në kopshtin numër 31 në Tiranë, në zonën e ish-Bllokut.