Yuri Kim-Metës: E papranueshme të kërcënosh me sfurqe, këto deklarata meritojnë dënim

Shpërndaje

Ambasadorja e SHBA-vë në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve të presidentit Ilir Meta drejtuar shqiptarëve që “të mprehin sfurqet e sëpatat” për 25 prillin, nëse preken votat.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, diplomatja i konsideroi të papranueshme këto kërcënime.

Sipas Kim, ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për pasojat.

“Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal”, shkruan Kim.