Zaev – Mickoski a po negociojnë fshehtas për amnistimin e 27 prillit?!

Shpërndaje

Opozita shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë dyshime se kryeministri Zoran Zaev në kuadër të negociatave kokë më kokë me liderin opozitar maqedonas, Hristijan Mickoskin e VMRO-DPMNE mund të kenë negociuar edhe për një amnisti për huliganët e 27 prillit.

Deputetja e koalicionit ASH-AAA, Ilire Dauti theksoi se me situatëne fundit është krijuar përshtypja se po tentohet të bëhet amnestimi i atyre personave që kërkonin gjakderdhje, në ngjarjet e 27 prillit.

“A ishte pjesë e bisedës mes tij dhe Mickovskit pikërisht amnestimi i huliganëve të 27 prillit. Unë edhe pse dilemat e para për këtë çështje i ngrita në ditën që u bë organizimi i asaj proteste, megjithatë kjo bindje mu forcua edhe më shumë para dy ditëve kur ne këtu flisnim për interpelancën e ministrit të Punëve të Brendshme, ndërkaq deputetët e shumicës, sikur të kishin urdhër partiak, sepse ashtu dukej, që secili prej tyre të mundohej të bënte një lidhje tonën me VMRO-në, edhe pse ne ishim brenda e ata ishin jashtë”, shtroi pyetjen deputetja Ilire Dauti.

Kryeministri Zoran Zaev ka mohuar një gjë të tillë. Sipas tij, Mickovski nuk guxon të hapë këtë temë, pasi ndjehet bashkëpjesëmarrës në dhunën e shkaktuar në natën e 27 prillit të 2017 në Kuvendin e Maqedonisë.

“Së pari, z. Mickovski asnjëherë nuk flet për ata njerëz, e ai duhej të përgjigjet, për shkak se ndjehet bashkëpjesëmarrës me ata nuk e hap këtë çështje, por asnjëherë në cilin do takim nuk e ka hapur këtë çështje. Por nëse përpiqet ta hap këtë çështje, rrezikun do të duhet ta mbaj para gjithë opinionit. Dëshiroj të shfrytëzoj rastin duke folur nga foltorja e Kuvendit të Maqedonisë që të lëmë gjurmë të përjetshme të gjithë që mos përsëritet ajo që ndodhi para 4 viteve më 27 prill. Kjo sepse asnjëherë nuk e dini, se deri ku, mendja famëkeqe e një individi, ose e disa individëve mund të tërheq masën e një populli të tërë”, deklaroi Zaev. (INA)