Zaev: Që kur jam bërë kryeministër kam thënë që të dielave nuk punoj, i mbush bateritë me motor

Shpërndaje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ka reaguar në lidhje me akuzat për vozitjet me motor së bashku më ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, sidomos pas vdekjeve të shumta ditore nga COVID-19.

Ai tha thënë se që kur është zgjedhur kryeministër ka thënë se për fundjavë nuk punon.

“E diela është ditë për familjen për vetveten. Personalisht i mbush bateritë me vozitje me motor. Dita e diel është ditë ku çdo njeri e meriton të pushojë, dhe unë çdoherë kur mundem, gjatë vikendit jam me familjen”.

“Kam leje dhe nuk kam lëvizur askund gjatë orës policore. Kam bërë një xhiro në tërë shtetin edhe atë në ditë fundjave. Unë këtu nuk fshihem. E bëj për veten”, ka thënë Zaev.