Zaevi uroi deputetët e infektuar që votuan pakon e 5: Jam i neveritur nga Mickoski

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev ka uruar deputetët e infektuar me Covid-19, që sot nga izolimi shtëpiak, erdhën në Kuvend për të votuar ligjet që kanë të bëjnë me pakon e 5 ekonomike.

“Urime Kuvendit, kryetarit Xhaferi dhe shërbimeve të Kuvendit të cilët siguruar kushte adekuate për punë dhe të cilët realizuan votim sipas të gjitha protokolleve, duke mbrojtur shëndetin në tërësi të të gjithë deputetëve dhe izolim të tërësishëm të dy deputetëve pozitivë. Urime të mëdha edhe deri te dy deputetët e sëmurë, të cilët edhe në këso rrethana, u përkushtuan në tërësi, treguan përgjegjësi, ishin në krye të detyrës dhe votuan për miratimin e ligjeve në interes të nevojës urgjente të qytetarëve”, shkroi Zaevi në “Facebook”.

Është shprehur, se me neveri e ka pranuar deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski kur aktin e pjesëmarrjes së deputetëve të infektuar me Covid-19 në seancën e sotme plenare, e quajti “terrorizëm”.

“Me neveri e pranova informacionin se për Hristijan Mickoski ky akt paska qenë terrorist”, shkroi mes të tjerash Zaevi.