Ziadin Sela realizon takim me shoqatat jo-qeveritare nga sfera e kulturës

Shpërndaje

Ziadin Sela në bashkëbisedim me përfaqësuesit e shoqatave i ka dëgjuar të gjitha vërejtjet dhe pakënaqësitë e tyre dhe bashkarisht kanë konstatuar se ekziston diskriminim i hatashëm ndaj kulturës shqiptare.

Ziadin Sela është zotuar dhe ka ofruar mbështetje pa rezervë për iniciativën e shoqatave e njëkohësisht ju ka premtuar se kultura shqiptare si një sferë shumë e rëndësishme kërkon zgjidhje sistematike dhe afatgjate.

Gjithashtu,Sela është zotuar se me ardhjen e Aleancës për Shqiptarët në pushtet kjo çështje do të zgjidhet në mënyrë sistematike.

Sela ka thënë se Aleanca për Shqiptarët nga pozicioni momental si opozitë zotohet se do të jetë gjithnjë pranë artistëve dhe shoqatave duke ngritur zërin dhe duke ofruar zgjidhje konkrete për avancimin e kulturës shqiptare në vend.

Sela ka premtuar se kjo çështje do zgjidhet me ardhjen e Aleancës për Shqiptarët në pushtet.