50 firma për shkarkimin e presidentit, reagon Meta: Mos u merrni me “shashka”, por hetoni krimet zgjedhore

Shpërndaje

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi 50 deputetë socialistë kanë hedhur firmat duke mbështetur kërkesën e shkarkimit të tij.

Meta kërkon që të mbyllet procesi zgjedhor dhe të vijojë administrimi i cdo ankese deri në rinumërimin e votës së fundit. Ndërsa tentativën e grupit socialist për shkarkimin e tij e cilëson “shashkë” ndërsa kërkon hetimin e krimeve zgjedhore.

“Të përqendrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Asgjë nuk ka përfunduar! Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit. Detyrë e të gjithë subjekteve të ndjekin procesin deri në fund. Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore!”, shkroi Meta.

Ajo që bie në sy tek dokumenti për shkarkimin e Presidentit është fakti se Kryeministri Edi Rama, i cili edhe gjatë fushatës ka deklaruar se është pro shkarkimit të Metës, nuk e ka firmosur peticionin, madje vihet re se edhe Fatmir Xhafaj ka zgjedhur të distancohet.