Ahmeti në Likovë: Kemi arritur mjaft, por ka edhe shumë punë para nesh (Video)

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDl), Ali Ahmeti i shoqëruar nga ministra dhe deputetë nga radhët e BDl-së sot qëndrojnë në komunën e Likovës me rastin e 20 vjetorit të përfundimit të luftës së vitit 2001.

“Kemi arritur mjaft, por akoma para nesh ka edhe shumë punë për të bërë. Përpjekjet, angazhimi ynë kurrë nuk do të ndalet për jetësimin e idealeve, për gjeneratat më të reja. Kemi sakrifikuar për ditë më të mira, më të bardha. Prandaj, jo vetëm për përvjetor, ne kujtojmë të gjithë ata bashkëluftëtar, veteranë që veprat e tyre të mos ngecin, por të materializohen ashtu siç i ka hije”, tha Ahmeti në fjalimin e tij në Likovë.

Në këtë manifestim marrin pjesë edhe familjarë të dëshmorëve, veteran, përfaqësues të ish-UÇK-së dhe personalitete të tjera.