Ambasadorja e SHBA-së, Byrnes: Jemi të kënaqur me bisedimet e vazhdueshme midis Sofjes dhe Shkupit

Shpërndaje

“Ne shohim një rrugë pozitive përpara dhe ne jemi të kënaqur me bisedimet e vazhdueshme midis Maqedonisë dhe Bullgarisë për të çuar përpara anëtarësimin e Maqedonisë në BE”, shkruan në “Twitter” ambasadorja e SHBA-së Kate Marie Byrnes .

Këtë mesazh ambasadorja e dha në lidhje me udhëtimin dhe aktivitetet e përbashkëta të Presidentëve të Maqedonisë dhe Bullgarisë, Stevo Pendarovski dhe Rumen Radev në Romë me rastin e përkujtimit të Shën Kirilit dhe Metodit.

Pendarovski dhe Radev vlerësuan udhëtimin e përbashkët në Romë dhe Vatikan dhe përkujtimin e përbashkët të vëllezërve Kiril dhe Metodit si një mundësi për të rinovuar dialogun dhe besimin dhe për të forcuar marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Bullgarisë në frymën e Marrëveshjes për Bashkëpunim, Miqësi dhe Fqinjësisë së mirë./Telegrafi/