Ariu prap shfaqet në Strimnicë të Tetovës, banorët të frikësuar, policia nuk merr masa! (Video)

Shpërndaje

Ariu srëish ka zbritur në Strimnicë të komunës së Zhelinës. Banorët theksojnë se ndjehen të frikësuar pasi askush nuk merr masa për të parandaluar ndonjë fatkeqësi.

“Sonte sërisht është parë rreth shtëpive arusha, dhe nuk e di askush nuk jep asnjë informacion se si të mbrohemi, ne jemi të frikësuar, mos dhashtë Zoti të ndodh diçka, kush do të mbaje përgjegjësi”, thotë banori i Strimnicës.

Gjuetarët theksojnë se nuk kanë të drjetë ta vr*asin Ariun, pasi nuk kanë leje për të vr*arë.

“Nuk kemi leje për të vr*a arushën, duhet nga organet kopetente të na thonë se arusha rrezikon seriozisht banorët dhe të na jepet urdhër për të bërë një gjë të tillë” thotë gjuetari nga Strimnica.

Siç mësohet, rasti është paraqitur në polici, por deri tani nuk ka ndonjë informacion nëse do të merret diçka apo jo.

Ndryshe Arusha për herë të parë është parë para katër ditëve edhe atë në mes të fshatit në orët e vona.