ASH-Likovë: Ali, Likova është fillimi dhe mbarimi juaj

Shpërndaje

Likova të dha besimin ty për shumë vite dhe si këmbim ti i dhe asaj mjerim.

Likova dha djemt më të mirë për idealin e përbashkët, ideal të cilin ti e tradhëtove dhe si këmbim e lave Likovën në harresë.

Koha po ecën, Ali, por jo edhe për Likoven, të cilën e shkatërrove bashkë me shokun tënd të hajnisë, Sadulla Durakun.

Por ta dish një gjë: Likova nuk është e Sadulla Durakut të cilin e shpërbleve me të gjitha postet e mundëshme, poste të cilat ai i shfrytëzoi për pasurimin personal duke lënë vendin në varfëri e mjerim.

Likova është e njerëzve si Harun Aliu i cili dha gjithçka për idealin, e ti nuk gjete kurrë kohë për homazhe te va*rri i tij.

Je në vendin e gabuar, Ali, për të larë mëkatet e qeversijes tënde, qeverisje gjatë së cilës ti gjithmonë veprove në kundërshtim me idealin e atyre të cilëve po ju bën homazh sot.

Je në vendin e gabuar, Ali, sepse edhe pse ky vend të mbeshteti, ai sot nuk ka kushte elementare për jetesë, dhe mirëqenia e banorëve të këtij vendi është larg luksit tënd.

Je në kohën e gabuar, Ali, sepse banorëve të Likovës koha u ka dëshmuar se ti besimin e tyre shfrytëzove vetëm për interesa personale duke e braktisur idealin për të cilin ata të mbështetën dikur.

Je në kohën e gabuar, Ali, sepse banorët e Likovës nuk të besojnë më.

Është e vërtet, Ali, që Likova është bastion, por jo bastion i BDl-së, por bastion i rrëzimit të regjimeve.

Këtë ta ka dëshmuar Likova kur bashkë rrëzuam një sistem i cili na persekutonte dhe i dhamë mundsinë fillimit të një etape të re për ne ku do ishim të barabrtë me të gjithë, e ti na e keqpërodre besimin prandaj është koha që Likova ta kryej punën e saj. Ashtu siç ishte shkaku i fillimit tënd, do të jetë dhe mbarimi i regjimit tënd!

Aleanca për Shqiptarët – dega Likovë