Basha nuk njeh zgjedhjet, vjen reagimi i parë nga PS

Shpërndaje

Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e sotme se nuk i njeh zgjedhjet e 25 Prillit.

Menjëherë deklaratës së kryedemokratit ka ardhur reagimi i parë nga socialistët, që fituan mandatin e tretë të dielën.

“PD nuk njeh zgjedhjet? Sigurisht. Ata njohin vetëm Saliun” shkruan me ironi në një postim në Facebook, Petro Koçi i cili fitoi mandatin e deputetit në Fier një javë më parë.

Lideri i PD-së u shpreh në mbledhjen me kryetarët e degëve në rrethe që të mbledhin provat që faktojnë vjedhjen e zgjedhjeve, ndërsa njoftoi se do të zhvillojë një tur takimesh nëpër Shqipëri./Abcnews.al