Baza më e madhe ushtarake e FSK-së do të ndërtohet në Mitrovicë

Shpërndaje

Me Ministrin e Ministrisë së Mbrojtjes, z. Armend Mehaj, nënshkruam kontratën në mes të Komunës së Mitrovicës dhe Ministrisë së Mbrojtjes për shfrytëzimin e pronës së Cërnushës, ku do të ndërtohet baza më e madhe ushtarake e FSK-së në Kosovë.

Kjo pronë përfshinë gjithsej 191 hektarë, dhe do të shërbej për stërvitje dhe nevojat tjera të FSK-së për të zhvilluar aftësitë, kapacitetet dhe gatishmërinë operacionale, për realizimin e misionit kushtetues dhe detyrave ligjore në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë etnike, fetare e racore.

Kjo hapësirë për shumë vite me radhë ka shërbyer si vend stërvitje për Policinë, KFOR-in dhe FSK-në.