‘Do jem kryeministri i të gjithëve’, kjo video e Ramës po qarkullon në Whatsapp

Shpërndaje

Edi Rama vijon retorikën e tij pas fitores së mandatit të tretë që do të jete në një valë vëllazërie e bashkimi. Në nje mesazh nga makina i veshur me një bluzë me trëndafil, dhe teksa mban vetë videon “selfie” ai falenderon ata që e votuan dhe njëjtë edhe ata që s’e votuan ju thotë:

“Në rrugëtimin që vazhdon falë besimit dhe mbështetjes suaj, dëshiroj t’iu falenderoj nga zemra, të gjithëve ju që më votuat, por edhe t’iu shpreh respektin pa rezervë të gjithëve ju që nuk më votuat. Unë dua të jem kryeministri i të gjithëve, pa asnjë dallim bindjesh partiake apo prejardhjesh krahinore. Dhe dua që së bashku t’i jap gjithçka mundem që ta bëjmë Shqipërinë të ardhmen tonë! Do ta bëjmë! Ju përqafoj të gjithëve, ju uroj shëndet dhe lumturi familjarisht!”

Kliko VIDEO