Dua Lipa thyen një tjetër rekord me këngën “Don’t start now”

Shpërndaje

Dua Lipa është një nga emrat më në zë të muzikës dhe aktualisht një ndër artistet më të suksesshme. Së fundmi artistja ka shënuar një tjetër arritje të madhe në karrierën e saj, duke kaluar shifrën prej 500 milionë klikimeve në kanalin “YouTube” me këngën e saj “Don’t Start Now”. Kjo bëhet kënga e shtatë me videoklip nga artistja shqiptare, që e arrin këtë shifër rekorde të klikimeve.

Ajo numëron shumë projekte muzikore, me të cilat çdo herë kryeson tabelat, ndërsa lë pas shumë prej emrave të njohur të botës së muzikës.

Po ashtu, Dua ka fituar plot 3 çmime mjaft të rëndësishme në “Global Awards 2021” . Për shkak të masave kundër Covid-19, ky event nuk u mbajt në një sallë, por fituesit u shpallën online. Dua rrëmbeu çmimet kryesore si: “Best Female”, “Best British Act” dhe “Most Played Song of the Year”. Dua Lipa është artistja e parë e të gjitha kohërave që ka fituar kaq shumë çmime në këtë event, me një total prej 6 çmimesh.

Disa ditë më parë, artistja me origjinë shqiptare u nominua në 4 kategori në “Billboard Music Awards 2021” (“100 artistët më të mirë”, “Kënga më e mirë radio”, “Artistja me këngën më të mirë në radio”, “Artistja më e mirë femër”).

Linku VIDEO