E kritikuan se bënte “selfie” derisa ndodhi përplasja në Kuvend, Adriana Matoshi publikon videon

Shpërndaje

Në kohën, kur deputetët e PDK-së sulmonin ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën në Kuvendin e Kosovës, deputetja e VV-së, Adriana Matoshi është parë duke incizuar me telefon.

Mediat këtë e interpretuan sikurse ajo bënte “selfie”.

Megjithatë, Matoshi ka publikuar video ku thotë, se është dëshmi se çfarë ka incizuar me telefon, pasi mohon se ka bërë “selfie”.

“Nuk është selfie medie të dashura. Është regjistrim/inçizim i të qeshurave dhe reagimeve të deputetëve të Listës Serbe, përderisa deputetët e PDK-së ofendonin ministren Donika Gërvalla. Tmerr të shohësh skena të tilla në Kuvend, edhe më tmerr të shohësh teksa kënaqen deputetët serb. Qe edhe dëshmia!”, ka reaguar Matoshi.