Fëmija palestinez me fanell të Ozil ndëshkon me karton të kuq ushtarin izraelit (Foto)

Shpërndaje

Mesut Ozil është njëri nga futbollistët më të dashur në botë dhe ai ka miliona ndjekës nëpër rrjetet sociale.

Ylli turko-gjerman është rikthyer të luaj në Turqi, ku ka nënshkruar kontratë me gjigantin Fenerbahce.

Gjatë ditës së djeshme, Ozil publikoi një foto ku në sfond shihej xhamia Al-Aqsa në Jeruzalem, duke shkruar se lutej për vëllezërit dhe motrat e tij në Palestinë.

E gjatë ditës së sotme Ozil ka publikuar një tjetër fotografi që ka të bëjë me lu ftën mes Palestinës dhe Izraelit.

Aty shihet një fëmijë me fanellën e Ozil të Real Madridit dhe me një top në dorë përballë një ushtari izraelit.

Fëmija në foto është duke i treguar kartonin e kuq ushtarit izraelit dhe Ozil ka vendosur ta shpërndajë atë në rrjetet e tij sociale si Instagram, Facebook e Twitter.

Përkundër që e publikoi foton, Ozil nuk vendosi të shkruaj asgjë, pasi sipas komentuesve kjo foto vlen më shumë se 1 000 fjalë.