Fjala e Kryeministrit Kurti në lidhje me shuarjen e AKP-së

Shpërndaje

“Gjërat e mira mund të vijnë edhe ngadalë, por gjërat e këqija duhet të ndalen shpejt. Vetëm ata që kanë interes për gjërat e këqija thonë ndalini ngadalë”.

“AKP-ja duhet të shuhet sepse duhet të ndërtohet Fondi Sovran. Nuk mundemi edhe Agjension të Privatizimit edhe Fond Sovran. Në zgjedhje ka fituar Fondi Sovran, në zgjedhje ka fituar Banka Zhvillimore, prandaj ne duhet ta shuajmë AKP-në. E për ta shuar AKP-në duhet ta shkarkojmë Bordin e AKP-së”.

Fjala e Kryeministrit Kurti në seancën e sotme në lidhje me shkarkimin e bordit të AKP-së, ARKEP-it dhe sqarimi në lidhje me çështjen e reciprocitetit me Serbinë.

“Kemi thënë se AKP duhet të shuhet dhe do të shuhet. Por që të shuhet AKP-ja është e rëndësishme që njëherë të shkarkohet bordi sepse kanë vjedhur shumë, por ne nuk do t’i lejojmë të vjedhin më. Kanë vjedhur me paga e kanë vjedhur me privatizime. Janë paguar për të vjedhur”.

“Edhe bordi i ri i ARKEP-it do ta ketë mision të ri jo shërbimin ndaj operatorëve privat të oborrit qeveritar si në të kaluarën, por interesin e Republikës për diçka që nuk është vetëm treg i yni, por njëkohësisht është edhe çështje e sigurisë nacionale”.