Grubi pastron Xhamitë e Shkupit para Bajramit! (Video)

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, po shihet duke pastruar rrugët në Çarishinë e vjetër të Shkupit.

Ai shkruan së po bëhet edhe dezinfektimi i xhamive të Shkupit në prag të Fitër Bajramit.

“Sonte bashkë me punonjësit e higjienës komunale pastrojmë, dezifenktojmë dhe bëjmë gati xhamitë e Shkupit në prag të Fitër Bajramit”, ka shkruar Grubi në Facebook.