Grubi përkujton Dëshmorët e Kombit, vendos kurora lulesh në Haraçinë dhe Çair

Shpërndaje

Sot, me rastin e 5 Majit – Ditës së dëshmorëve, Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar me ministra dhe zëvendësministra nga kabineti qeveritarë ka vendosur kurora me lule tek va*rezat e dëshmorëve në Haraçinë.

Njëkohësisht, Grubi me bashkëpunëtorë në shenjë respekti ka vendosur kurora me lule edhe tek Shqiponja dy krenare – përmendorja e UÇK-së në Çair.

Me këtë rast, janë përkujtuar me nderim ata që në emër të lirisë dhe të atdhedashurisë kanë dhënë jetën e tyre për t’u bërë pjesë e pavde*kshmërisë dhe nderit të atdheut.

Përjetësisht përulje për të gjithë ata që kanë dhënë gjithçka që ne të gëzojmë lirinë, Lavdi.