Hapet parku i dinozaurëve në Shkup (Foto)

Shpërndaje

Në Kopshtin Zoologjik të Shkupit sonte është hapur i ashtuquajturi “Dinopark”, ku janë vendosur 41 figura të dinozaurëve.

Ky park shtrihet në 2.000 metra katërorë ndërsa ka kapacitet për 300 vizitorë, të cilët do të kenë mundësi të shohin figurat me madhësi natyrale të Tiranosaurus, Stegosaurus, Alosaurus, si dhe figura tjera të dinozaurëve më të vegjël. Për ndërtimin e këtij parku janë shpenzuar 350 mijë euro ndërsa investitorë është Qyteti i Shkupit.

Nga dita e nesërme qytetarët do të mund ta vizitojnë këtë park nga ora 09:00 deri në ora 21:00, ndërkaq hyrja pritet të kushtojë 50 denarë.