Hapet votimi në finalen e Eurovision – 15 minuta kohë për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit për të votuar Shqipërinë dhe shqiptarin e Zvicrës

Shpërndaje

Në Rotterdam të Holandës po mbahet nata e dytë gjysmëfinale e Eurovision 2021.

Në skenën e madhe të “Ahoy Arena” janë ngjitur plot 26 artistë nga 26 shtete të ndryshme, në mesin e tyre dy këngëtarë shqiptarë.

Fjala është për dy artistët e njohur, Anxhela Peristeri që përfaqëson Shqipërinë, kurse Gjon’s Tears Zvicrën.

Që të dy dhuruan performancë të mrekullueshme në skenë, duke marrë vëmendjen e të gjithë audiencës.

Sidoqoftë kësaj, pas interpretimit të tyre është hapur votimi, i cili zgjat 15 minuta.

Votat në anën tjetër do të kalkulohen 50/50 nga vota e jurisë profesionale dhe të publikut.

VIDEO LIVE