Hiqet flamuri serb e rikthehet flamuri kombëtar tek përmendorja e dëshmorit shqiptar në Konçul (Video)

Shpërndaje

Flamuri serb ishte vendosur sot nga persona të paidentifikuar në fshatin Konçul të Komunës së Bujanocit, në afërsi të përmendores së dësh*morit të UÇPMB-së, Fatmir Ibishi dhe është dëmtuar përmendorja.

Përmes një videoje në Facebook, i menjëhershëm ka qenë reagimi i zëvendëskryetarit të Bujanocit, Shqiprim Musliu, i cili edhe e ka larguar flamurin serb nga aty dhe ka vendosur flamurin shqiptar.

“Prej këtu njoftoj faktorin ndërkombëtar, ku pas pak ditësh është marrëveshja e Konçulit, le të jenë ata në dijeni se çdo ditë po provokohen shqiptarët edhe në pjesët më të ndjeshme, pra tek dësh*morët. Bëj apel që të përcillet ky mesazh”, tha Musliu.

Ai bëri apel që të merret seriozisht gjendja e shqiptarëve dhe provokimet që po u bëhen atyre atje. /Telegrafi/