Humbën jetën pasi u helmuan nga kërpudhat, historia e trishtë e familjes nga Gjilani

Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Durrës ku familja shqiptare nga Kosova ka humbur jetën në mënyrë tragjike, si pasojë e helmimit nga kërpudhat.

Familjarët Elfete 78 vjeçe, Afrim djali i saj Afrimi 56 vjeç e gruaja e tij Ferzinaze Haliti 57 vjeçe janë tre pjesëtar të familjes nga Gjilani, të cilët humbën jetën në shtëpinë e tyre në Gjirin e Lalzit ku kishin ardhur me pushime.

Sipas burimeve mësohet se ngjarja ka nisur që të mërkurën ku ato kanë shfaqur dhe simptomat e para të helmimit, pasi konsumuan kërpudha, që i kishin mbledhur vetë në Gjirin e Lalzit por pavarësisht kësaj, ata ndjenjën në shtëpi, duke u drejtuar për në ambulancën e Manzës të enjten në mëngjes, pasi qëndruan në shtëpi 6 orë me dhimbje të forta barku.

Ndër të tjera mësohet se pas mjekimit në ambulancë, ata u dërguan më pas sërish në shtëpi, por gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar edhe më tej, ku janë transportuar më pas drejt spitalit të Durrësit. Pasi nuk po përmirësoheshin, ata u transportuan drejt Tiranës, ku humbën jetën të premten, ndërsa për ngjarjen u raportua vetëm ditën e djeshme.

Ndërkohë këtë të djelë familjarët do i përcjellin për në banesën e fundit në vendlindjen e tyre. Djali i Afrimit përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se këto ishin tre ditë tmerri ku ato humbën tre anëtarët e familjes.

“Miq e dashamirë, këto 3 ditë përjetuam ditët më të këqija të jetës, betejën e humbën që të tre. Ju njoftojmë se nesër, me datë 09.05, bëhet varrimi me ikindi në varrezat e qytetit. Të lutemi për shpirtin e tyre në këto netë të mëdha“, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkohë në lidhje me dy mjekët e proceduar penalisht Shyqyr Beqajn 54 vjeç dhe Jonuz Karajn, 60 vjeç, pritet ekspertiza për të sqaruar çfarë ka ndodhur realisht me tre pushuesit dhe mjekimin që është përdor.e.su./abcnews.al