Ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ju lejua të festojnë Fitër Bajramin së bashku

Shpërndaje

Festa e Fitër Bajramit ka gjetur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, ku ndodhen në parabur*gim.

Gjykata Speciale ka konfirmuar për lajmi.net se edhe këtë festë, ish-krerët e UÇK-së do të kenë mundësi ta presin së bashku.

“Në përgjithësi, Njësia për Menaxhimin e Parabur*gimit siguron mirëqenien e të bur*gosurve në një mjedis të sigurt. Të parabur*gosurve u sigurohet mundësia të kalojnë kohë së bashku dhe të festojnë festat apo rastet e veçanta në përputhje me rregulloren e institucionit të parabur*gimit. Këto rregulla parashikojnë gjithashtu edhe mirëqenien shpirtërore të parabur*gosurve, të cilët mund të marrin pjesë në shërbimet fetare ose shpirtërore të disponueshme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Gjykatës Speciale.