Italia heq karantinën, nga 16 maji hapen kufijtë edhe për qytetarët e zonës ‘Schengen’

Shpërndaje

Duke nisur nga 16 maji, të gjithë ata shtetas nga vendet e Bashkimit Evropian dhe të zonës ‘Schengen’ që hyjnë në Itali nuk do të detyrohen t’i nënshtrohen karantinës.

Kjo është ajo çka kërkohet nga një urdhëresë e nënshkruar nga Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Nuk do të izolohen as ata që hyjnë nga Britania e Madhe dhe Izraeli, të cilët po ashtu duhet të paraqesin një tampon se rezultojnë negativë ndaj COVID-19.