Kanada, protesta masive kundër sul.meve izraelite ndaj palestinezëve

Shpërndaje

Në mbarë Kanadanë gjatë fundjavës u zhvilluan protesta në mbështetje të Palestinës dhe kundër sul*meve të Izraelit në Gaza dhe Kudsin Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).

Mijëra protestues u mblodhën të dielën në qytetet Hamilton dhe Oakville për të dërguar një mesazh solidarizimi me palestinezët.

Një numër i madh njerëzish u mblodhën përpara ndërtesës së Bashkisë në Hamilton, në provincën kanadeze Ontario. Protestuesit mbanin pankarta duke thënë, ndër të tjera, se “bombardimi i fëmijëve nuk është vetëmbrojtje” dhe se “Gaza do të jetë e lirë”.

Tubimi u sigurua nga një numër i madh policësh të cilët dëshironin të verifikonin identitetin e protestuesve, gjë që protestuesit kundërshtuan.

Protestuesit mbanin flamuj palestinezë, ndërsa anashkaluan flamurin e Kanadasë në protestë që autoritetet kanadeze nuk janë prononcuar akoma dhe dënuar sul*met Izraelite.

Një ditë më parë, më shumë se dhjetë mijë njerëz u mblodhën në sheshin Nathan Philips në Toronto dhe organizatorët thanë se nuk ishte një protestë kundër hebrenjve, por ekskluzivisht kundër regjimit sionist. Protesta u mbajtën gjithashtu në provincat Saskatchewan, Manitoba, British Columbia, Quebec, Nova Scotia dhe New Brunswick.

Protestat në mbështetje të popullit palestinez në Rripin e Gazës përfunduan në qetësi dhe pa incidente të mëdha.

Forcat izraelite kanë kryer sul*me në Rripin e Gazës që nga 10 maj, ndërsa deri më tani të paktën 197 njerëz kanë humbur jetën dhe 1.235 janë plagosur në këto sul*me. Midis të vde*kurve janë 58 fëmijë dhe 34 gra.​​​​​​​