Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku: Nuk besoj që Donika Gërvalla ka dorëzuar dosje në Speciale

Shpërndaje

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur rreth deklaratave të atëhershme të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla për Gjykatën Speciale dhe ish-krerët e UÇK-së.

I pyetur se a beson që Gërvalla ka dorëzuar dosje në Speciale, Abdixhiku thotë se nuk beson që ta ketë bërë një gjë të tillë.

Ai thotë se në mënyrën se si e njeh Gërvallën, nuk beson se ka dërguar dosje në Speciale.

“Duke e njohur Donikën me të vërtet, nuk besoj që e ka bërë një gjë të tillë, as nuk dua të besoj”, tha ai.

Ndryshe, Gërvalla pati deklaruar kohë me parë kështu: “Brenda mundësive që kam patjetër që do të kërkoj materiale në Speciale. Po kam material. Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme se sa Thaci që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaci. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”, kishte thënë Gërvalla.